Shkencëtarët zbulojnë gabimisht një kurë për tullacët, ja ilaçi që rrit në mënyrë të pabesueshme flokët
Një grup shkencëtarësh në Angli kanë zbuluar një mënyrë shumë efektive të parandaluar rënien e flokut tek meshkujt si dhe për ti rikthyer sërish në kohë rekord.
Studiuesit ishin duke testuar një ilaç të ri për të kuruar osteoporozën, por nga testimet e bëra rezultoi se ky lloj ilaçi i rriste flokët në mënyrë të pabesueshme.
Gjatë testimeve u vu re se flokët e pacientëve u rritën dyfish më shpejt dhe ishin shumë më të dendur dhe të fortë se më parë.
Sipas të dhënave në 6 ditë flokët u rritën me 3 milimetra dhe ky është një rezultat vërtetë mbresëlënës për të gjithë ata që nuk duan ti nënshtrohen mbjelljes së flokëve, por duan flokë natyralë.
Ky lloj medikamenti i cili është quajtur “WAY-316606”, nuk shkakton efekte anësore të dëmshme, dhe mund të përdoret nga të gjithë ata që duan të kenë më shumë flokë.
Shkencëtarët janë shprehur shumë të habitur nga ky zbulim, ndërsa thanë se nuk e prisnin që të zbulonin kurën për të rritur flokën ndërsa po kërkonin për diçka tjetër.
Link: https://www.thesun.co.uk/news/6243526/drug-hair-loss-baldness-cure-way-316606-osteoporosis/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/grayscale-photo-of-man-thinking-in-front-of-analog-wall-clock-1194196/