Home Aktualitet “Acromax Rewind”, skena që bashkoi këngëtarët e miliona klikimeve
“Acromax Rewind”, skena që bashkoi këngëtarët e miliona klikimeve
0

“Acromax Rewind”, skena që bashkoi këngëtarët e miliona klikimeve

0
0

Këngët që bënë revolucion në muzikën shqiptare, këngët që u dëgjuan me miliona herë, që u kënduan njëzëri për muaj me radhë rikthehen sërish, këtë herë në një mënyrë krejt të veçantë.

“Acromax Media” në bashkëpunim me “Tv Klan”, kanë vendosur ti japin jetë një prej projekteve më të rëndësishme realizuar së fundmi.

“Acromax Rewind”, synon të rikujtojë të gjitha ato këngë që ndër vite kanë thyer çdo rekord klikimesh dhe janë shndërruar shumë shpejt në hite.

Ky projekt është konceptuar në formën e një spektakli organizuar në ambjentet e Amfiteatrit në kryeqytet.

Rreth 35 artistë të njohur si Sinan Hoxha, Vjollca Haxhiu, Gili, Shkëzen Jetishi, Labinot Rexha, Altin Sulku, Sabiani, Mariola, Bujar Qamili e shumë të tjerë kanë performuar në një hapësirë skenike prej 500 metrash katrorë, ku të binte në sy ndriçimi cilësor.

Vetëm për krijuar një atmosferë edhe më të veçantë për artistët janë përdorur ndriçuesit Led në të gjithë hapësirën skenike.

Gati 200 metra katrorë e kësaj skene është mbuluar me ndriçues Led të cilët i dhanë efekte speciale performancës së artistëve.

Videoklipet janë konceptuar në mënyrë të tillë që të krijojnë idenë e rikthimit pas në kohë. Fillimisht artistët ngjiten dhe këndojnë në skenën e Amfiteatrit, më pas shfaqen momente nga klipet e këngëve të tyre të suksesshme duke u kombinuar me informacione mbi klikimet që kanë marrë ndër vite.

Performanca e artistëve shoqërohet gjatë gjithë kohës me një koreografi nga një trupë prej 35 balerinësh profesionistë të cilët e ndezin skenën duke shoqëruar artistin gjatë gjithë këngës

Ky projekt ju fton të rikujtoni edhe një herë këngë të famshme si “Badihava” të Ratit, “Kolazh Jugu”, nga Mariola dhe Jurgen Kaçani, “Bomba” e Sinan Hoxhës, “Ta ceki buzën” e Sabian dhe Marsel, këngët e famshme të Free Mc’s, “Mirë se vjen në Shqipëri” e Ylli Bakës si dhe shumë hite që dikur kanë prekur majat.

Krahas këngëve të vjetra që kanë bërë revolucion në muzikë, disa artistë kanë prezantuar për herë të parë në skenën e Amfiteatrit edhe këngët e tyre të reja duke garantuar kështu suksesin e radhës.

Organizatorët e këtij projekti e konsiderojnë “Acromax Rewind” si një faktor shumë të rëndësishëm në promovimin e mëtejshëm të artistëve shqiptarë, duke ju dhënë mundësinë të kujtojnë epokën e lavdishme të hiteve si dhe të prezantojnë sukseset e së ardhmes.

Këtë spektakël të veçantë dhe këngët që prezantohen në skenë keni mundësinë ti ridëgjoni edhe njëherë në kanalin e “ArkivaShqip” në YouTube.

https://www.youtube.com/watch?v=Jj8WFy661uQ

Link: https://www.youtube.com/watch?v=Jj8WFy661uQ

https://www.youtube.com/watch?v=eDqyxo3PbHw

Link: https://www.youtube.com/watch?v=eDqyxo3PbHw

https://www.youtube.com/watch?v=Pagxj08VQdo

Link: https://www.youtube.com/watch?v=Pagxj08VQdo

https://www.youtube.com/watch?v=P0egkGxi8HY

Link: https://www.youtube.com/watch?v=P0egkGxi8HY