Uindi Haxhia ka rrëfyer për të gjithë fansat e saj se nuk është në një lidhje, madje i duket sikur e kanë mallkuar për këtë pjesë.
Gjatë një seance pyetje përgjigje në instastory, pyetjes nësë është apo jo e lidhur Uindi I është përgjigjur se ndihet e mallkuar apo diçka e tillë, duke na lënë të kuptojmë që është vetëm.
Ajo na ka rrëfyer gjithashtu se në një marrëdhënie nuk do të tradhëtonte kurrë, dhe se tradhëtinë nuk e fal.
Uindi ka rrjeshtuar ndërkaq edhe disa cilësi që duhet të ketë një mashkull për tu konsideruar ideal.
Për të një mashkull i tillë duhet të jetë i zgjuar, i pjekur, serioz, besnik dhe i përkushtuar.
Ajo thotë gjithashtu se nuk i pëlqejnë meshkujt e bukur format modeli, mjafton që ai të jetë serioz dhe ta tërheqi Uindin.
Link: https://www.instagram.com/itsuindi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2jxk0jh0Y4/