Home ShowBiz Këngëtarja e famshme vetëm pak muaj pas divorcit lidhet me reperin e njohur
Këngëtarja e famshme vetëm pak muaj pas divorcit lidhet me reperin e njohur
0

Këngëtarja e famshme vetëm pak muaj pas divorcit lidhet me reperin e njohur

0
0

Vetëm disa muaj pas ndarjes nga bashkëshorti këngëtarja e famshme Adele ka filluar të shoqërohet me reperin e njohur Skepta.

Burime për revistën “The Sun”, thonë se këngëtarja prej gati dy muajsh po del me reperin, ndërsa së fundmi duket se kanë filluar ti shohim pothuajse kudo së bashku, duke i shtuar edhe më shumë zërat për një lidhje mes tyre.

Adele u nda nga bashkëshorti i saj Simon Konecki 5 muaj më parë, ndërsa lajmin për divorc e kishin njoftuar që para një viti.

Ata janë prindër të një djali 7 vjeçar dhe  pas ndarjes  thanë se do të jenë gjithmonë bashkë për ti qëndruar pranë të birit, pavarësisht se mes tyre nuk funksionoi.

Ndërkaq pas divorcit Adele i është përkushtuar projekteve në muzikë, ndërsa zërat thonë se ajo mund të vijë shumë shpejt në një bashkëpunim me Beyoncé.

Link: https://metro.co.uk/2019/10/01/adele-dating-skepta-following-divorce-ex-simon-konecki-10836651/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1B3Us_ACO2/