Djali i Adelina Tahirit dhuron puthje, kjo video e vogëlushit ndërsa zgjat buzët do t’jua ëmbëlsojë ditën
Që prej momentit që është bërë nënë e deri më sot, Adelina Tahirin e shohim vazhdimisht duke postuar foto e video të ndryshme me vogëlushin Jon, i cili sapo ka mbushur një vjeç.
Vogëlushi është një fëmijë shumë i ëmbël dhe së fundmi duket se ka mësuar të përshëndesë dhe të puthë.
Në një video që Adelina ka postuar në instastory, Joni është së bashku me një grua tjetër, ndërsa ajo e puth, edhe ai zgjat buzët duke imituar një puthje.
Në video dëgjohet zëri i Adelinës e cila i flet të birit dhe Joni vendos ti bindet duke e puthur gruan që ka përballë.
Vetëm pak javë më parë vogëlushi festoi 1 vjetorin e lindjes dhe prindërit i organizuan një festë madhështore në të cilën nuk mungoi argëtimi dhe ambjenti super festiv.
Link: https://www.instagram.com/adelina_tahiri1/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0TqQVIAcd_/