Home ShowBiz Renato Mekolli vishet si femër, shefi i kuzhinës ka një njoftim të rëndësishëm
Renato Mekolli vishet si femër, shefi i kuzhinës ka një njoftim të rëndësishëm
0

Renato Mekolli vishet si femër, shefi i kuzhinës ka një njoftim të rëndësishëm

0
0

Shefi i kuzhinës Renato Mekolli ka lajmëruar edhe më parë se shumë shpejt do të nisë “Hell’s Kitchen” në “Top Channel”, por së fundmi ka njoftuar datën e saktë përmes një spoti krejt unik.

Në këtë spot Renato shfaqet në një restorant luksoz ku duket ndërsa është duke darkuar me një femër.

Në plan të parë duket Renato, ndërsa përballë tij një femër e cila filmohet vetëm nga mesi e poshtë veshur me fustan dhe taka.

Në këtë video Renato  flirton me personin përballë, por në fund të saj ka një surprizë.

Në fakt ai është duke darkuar vetëm dhe përballë ka një pasqyrë, ndërsa kur çohet duket që nga mesi e poshtë është veshur si femër me fustan dhe taka, siç u shfaq në video.

Ndërkaq ai njofton se emisioni do të nisë javën që vjen në datë 11 tetor dhe do të transmetohet çdo të premte në ekranin e “Top Channel”.

Kjo ide unike është pëlqyer shumë nga fansat e Renatos, të cilët e kanë komplimentuar për idenë, ndërsa mezi presin nisjen e sezonit të ri të emisionit.

https://www.instagram.com/p/B3FdAKQn-kW/

Link: https://www.instagram.com/p/B3FdAKQn-kW/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B18Iiw-oBeF/