Home ShowBiz Këngëtarja shqiptare qethet tullë, arsyeja është kaq e dhimbshme
Këngëtarja shqiptare qethet tullë, arsyeja është kaq e dhimbshme
0

Këngëtarja shqiptare qethet tullë, arsyeja është kaq e dhimbshme

0
0

Ajo është një këngëtare shumë e njohur dhe e dashur për publikun ndërsa e shohim vazhdimisht aktive duke ngritur zërin për kauza të rëndësishme.

Eliza Hoxha ka vendosur që në muajin ndërkombëtar të luftës kundër kancerit të gjirit, të solidarizohet me të gjitha ato gra që kanë vuajtur nga një sëmundje e tillë.

Ajo ka vendosur të qethë flokët e saj duke u solidarizuar me të gjitha ato gra e vajza që humbasin flokët e tyre pas kimioterapisë në luftën e gjatë me sëmundjen.

Në foton e shpërndarë në instagramin e saj Eliza shkruan: “Për të gjitha ato gra e vajza që nuk dorëzohen”

Gjesti i saj unik është përshëndetur nga fansat dhe të njohurit  e këngëtares.

Ato e kanë vlerësuar mbështetjen që ju jep të gjithë atyre vajzave e grave që vuajnë apo kanë vuajtur pasojat e rënda të kësaj sëmundjeje.

Këngëtarja ka dashur t’u japë forcë dhe kurajo ndërsa është bashkuar me to në këtë muaj sensibilizimi.

https://www.instagram.com/p/B3FUQHcHsdt/

Link: https://www.instagram.com/p/B3FUQHcHsdt/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B282Y0dloFp/