Portreti më i bukur familjar, Ariana poston foton e veçantë, bashku me pjesëtaren më të re të familjes
Ariana dhe Ermal Fejzullahu vetëm disa ditë më parë u bënë prindër për herë të katërt, pas ardhjes në jetë të vogëlushes Ana.
Lajmin për ardhjen në jetë të saj e njoftoi këngëtari në instagramin e tij së bashku me një foto të veçantë të fëmijëve.
Ndërsa një ditë më pas Ariana postoi një foto të vogëlushes vetëm dy ditëshe e cila kishte dalë në foto e buzëqeshur.
Tashmë çifti ka postuar një portret të plotë familjar dhe kjo është fotoja më e bukur që keni parë.
Ariana mban në duar Anën e vogël, ndërsa në krah të saj janë pozicionuar tre fëmijët e tjerë dhe Ermali.
Krahas fotos Ariana shkruan: “Pasuria më e madhe që unë kam është familja ime”
Kjo foto është pëlqyer veçanërisht nga miqtë, të afërmit e fansat e çiftit të cilët përveçse i kanë uruar për ardhjen në jetë të Anës, i kanë komplimentuar gjithashtu për familjen e bukur.
https://www.instagram.com/p/B3HiSDWhWzV/Link: https://www.instagram.com/p/B3HiSDWhWzV/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByFb7L_hbTW/