Home Aktualitet Ja viti kur bota mund të mbetet pa kafe, e dhimbshme por do të ndodhë
Ja viti kur bota mund të mbetet pa kafe, e dhimbshme por do të ndodhë
0

Ja viti kur bota mund të mbetet pa kafe, e dhimbshme por do të ndodhë

0
0

Ngrohja globale dhe ndryshimet klimaterike të viteve të fundit, mund ta shndërrojnë kafen në të ardhmen në një produkt luksi.

Ekspertët që kanë studiuar tregun thonë se fermerët në kushte të tilla dhe mbi të gjitha në një treg me çmime gjithnjë e në rënie po mendojnë që në të ardhmen të braktisin biznesin e prodhimit dhe kultivimit të kafesë.

Nëse ecim me këto ritme në 2050 mund të mos prodhohet më kafe, ose mund të jenë aq të rallë ata fermerë që e prodhojnë saqë edhe çmimi do të jetë i papërballueshëm.

Një tjetër faktor risku janë edhe insektet të cilat po reduktojnë gjithnjë e më shumë kokrat e kafes, çka po i detyrojnë fermerët të braktisin fermat e tyre në kërkim të një biznesi tjetër.

Duke u nisur nga kjo situatë ekspertët po ju bëjnë thirrje bizneseve që të investojnë fermerët në mjete më efikase për të përmirësuar prodhimin e kafesë dhe për të eleminuar rrezikun e zhdukjes së këtij produkti në një të ardhme

Link: https://unionroasted.com/blogs/latest/what-would-the-world-be-without-coffee-we-might-find-out-soon

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/white-ceramic-mug-filled-with-coffee-beside-coffee-beans-678654/