Home Aktualitet Festivali i inovacionit, mundësia e artë për idetë tuaja
Festivali i inovacionit, mundësia e artë për idetë tuaja
0

Festivali i inovacionit, mundësia e artë për idetë tuaja

0
0

Nëse ke një ide inovative dhe dëshiron ta vësh në jetë, “Innovation Nest Festival”, është mundësia e artë për këdo.

Ky Festival që do të mbahet në datat 24 dhe 25 tetor në ambjentet e Art Turbinës synon ti japë jetë ideve revolucionare në fushën e teknologjisë.

Në këtë event do të marrin pjesë mbi 70 kompani të cilat do të prezantojnë idetë unike në këmbim të mundësive për bashkëpunim me investitorë e organizatorë të këtij festivali.

Nëse je i papunë, por ke projekte dhe ide interesante të cilat mendon se mund të ndihmojnë në zhvillimin e teknologjisë, është momenti që ti nxjerrësh në dritë, pasi organizatorët e këtij festivali si dhe investitorë të ndryshëm janë shprehur të gatshëm për bashkëpunim me çdo sipërmarrje dhe individ.

Tok Digital Agency e sjell për herë të dytë këtë event në Tiranë dhe deri tani interesimi i sipërmarjeve që duan të marrin pjesë rezulton shumë i lartë.

Gjatë datave që do të mbahet ky festival pritet të referojnë rreth teknologjisë dhe ideve innovative rreth 60 folës nga Shqipëria, Kosova e Ballkani perëndimor.

“INN fest” është gjithashtu bashkëpunëtor dhe pjesë e “Konferencës Ndërkomëtare të mbrojtjes së të dhënave”, për këtë arsye pjesë e tij do të jenë edhe delegatët zyrtarë nga Google, Facebook, Microsoft Linkedin etj.

Kjo është një mundësi mjaft e mirë ndërveprimi me përfaqësues të koorporatave ndërkombëtare në shërbim gjithashtu edhe të këmbimit të ideve dhe eksperiencave të suksesshme.

https://www.instagram.com/p/B2RvQhfAhwt/

Link: https://www.instagram.com/p/B2RvQhfAhwt/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2d3QFlgnVV/