Home ShowBiz Rudina rrëfen për gjendjen shpirtërore pas zërave për ndarje, ja si ndihet aktorja
Rudina rrëfen për gjendjen shpirtërore pas zërave për ndarje, ja si ndihet aktorja
0

Rudina rrëfen për gjendjen shpirtërore pas zërave për ndarje, ja si ndihet aktorja

0
0

Rudina Dembacaj ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të thashethemeve për ndarje nga bashkëshorti.

Ajo dhe Aleksi vendosën të mos reagojnë pas zërave, me përjashtim të një rasti kur Aleksi publikoi një foto me një titull artikulli ku flitej për ta, ndërsa sipër kishte vendosur disa fytyra të habitura dhe disa që qeshin me lotë.

Vetë Rudina nuk ka preferuar të flasë ende, por gjatë emisionit të mëngjesit në “Ora News” ku ishte e ftuar ajo tha se aktualisht ndihet shumë e lumtur.

Ndërkaq lidhur me zërat për ndarje, ajo ka sqaruar se nuk dëshiron të flasë për këtë temë, dhe se do sqarojë gjithçka në një moment të dytë kur ti vijë koha.

Ajo dhe bashkëshorti i saj Aleks u martuan disa vite më parë, ndërsa janë prindër të vogëlushes Viktoria.

Historinë e veçantë të njohjes me njëri tjetrin, Rudina e ka treguar disa herë në emisione të ndryshme ku ka qenë e ftuar.

https://www.youtube.com/watch?v=u5EFTf1ijvM

Link: https://www.youtube.com/watch?v=u5EFTf1ijvM

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bs2sYfQh3ks/