Home ShowBiz 27 vite bashkë, Obama bën deklaratën më emocionuese për bashkëshorten
27 vite bashkë, Obama bën deklaratën më emocionuese për bashkëshorten
0

27 vite bashkë, Obama bën deklaratën më emocionuese për bashkëshorten

0
0

Ish presidenti amerikan Barak Obama dhe bashkëshortja e tij Michell bënë plot 27 vite bashkë.

Por edhe pas kaq vitesh çifti i famshëm, duken të dashuruar si ditën e parë e ndoshta edhe më shumë.

Në një foto të shpërndarë në instagramin e tij ku shfaqet së bashku me të shoqen, ish presidenti shkruan një mesazh mjaft emocionues.

“Siç thonë edhe Beatles, po bëhet më mirë me kalimin e kohës. Faleminderit e dashur për 27 vite të mrekullueshme”, shkruan ai në komentin që shoqëron foton ku ata të dy shfaqen me kurriz në një fushë duke parë perëndimin e diellit.

Ish presidenti ka marrë urime të shumta nga miq e fansa të tij, ndërsa të shumtë janë ata që e kanë konsideruar si një presidentët më të mirë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

https://www.instagram.com/p/B3KK3xNgy7G/

Link: https://www.instagram.com/p/B3KK3xNgy7G/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BfLwpWoHfUo/