Home ShowBiz U larguan nga Al Pazar, por Agroni ka dy fjalë për binjakët “Të mos harrojnë nga vijnë”
U larguan nga Al Pazar, por Agroni ka dy fjalë për binjakët “Të mos harrojnë nga vijnë”
0

U larguan nga Al Pazar, por Agroni ka dy fjalë për binjakët “Të mos harrojnë nga vijnë”

0
0

Aktori i njohur i humorit Agron Llakaj gjatë një interviste në “Vision Plus”, ku ka folur për emisionin dhe karrierën në television është ndalur edhe tek vëllezërit binjak Donald dhe Romeo Veshaj.

Ndërsa është pyetur nga drejtuesja e emisionit, Agroni thotë se dera e tij është gjithmonë e hapur, ndërsa shprehet i lumtur që ka formuar dy artistë si ata.

“Kam vënë re që nuk po i klikojnë më promot si dikur” thotë Agroni, ndërsa shton se ka mbi një muaj që nuk ka folur me ta.

Në fund aktori ka dhënë një mesazh mjaft domethënës ndërsa i uron vellezërve që në rrugën e tyre të kenë talentin dhe mirënjohjen për ta kthyer kokën prapa.

“Të mos harrojnë nga vijnë, ku kanë ecur dhe ku do shkojnë”, thotë Agroni gjatë intervistës.

Romeo dhe Donald Veshaj u bënë të famshëm fillimisht në “Al Pazar”, ndërsa më pas i pamë nën drejtimin e emisionit 3-shat me Bora Zemanin.

Ata kanë qenë në qendër të vëmendjes edhe si rezultat i thashethemeve për romancat e tyre njëri me moderatoren Bora Zemani dhe tjetri me këngëtaren Jonida Maliqi.

https://www.instagram.com/p/B3NTkeIhGfD/

Link: https://www.instagram.com/p/B3NTkeIhGfD/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3MXUmKA20s/