Home ShowBiz Beatrix Ramosaj shpjegon arsyet e shkëputjes nga muzika, ja çfarë ndodhi me këngëtaren
Beatrix Ramosaj shpjegon arsyet e shkëputjes nga muzika, ja çfarë ndodhi me këngëtaren
0

Beatrix Ramosaj shpjegon arsyet e shkëputjes nga muzika, ja çfarë ndodhi me këngëtaren

0
0

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka disa kohë që po qëndron në heshtje, duke mos publikuar më asnjë projekt të ri muzikor.

E gjithë kjo duket se ka shqetësuar fansat e këngëtares të cilët me siguri do ta kenë pyetur Triksën se çfarë është duke bërë aktualisht dhe ndoshta për këtë arsye ajo ka dashur të shpjegohet.

Në një postim të saj në instagram këngëtarja shkruan: “E di që ka kaluar shumë kohë, por do doja t’ju njoftoja se po punoj për projekte të reja muzikore, shpresoj që brenda muajit të kem përfunduar edhe videoklipin. Jam shumë e emocionuar për këtë projekt të ri, shpresoj të jeni edhe ju”.

Më pas ajo ka falënderuar fansat e saj që po tregohen kaq të duruar me të, ndërsa ju ka kërkuar edhe pak kohë për të qënë sërish me ta.

Nuk e dimë se çfarë po përgatit ajo, por duke pasur parasysh që është zhdukur për një kohë të gjatë me siguri po përgatit diçka të madhe.

beatrix

Link: https://www.instagram.com/beatrixramosaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BzZ6O0HBXjp/