Këtë të shtunë ishte nata e dytë e spektaklit “Shiko kush luan”, dhe po ashtu si nata e parë theu çdo rekord shikueshmërie.
Video e emisionit ishte më e ndjekura në YouTube jo vetëm në Shqipëri, por edhe në disa vende të botës.
Vetë moderatorja ka shpërndarë në instastory disa foto ku shohim se nata a dytë e spektaklit ishte më e ndjekur në YouTube në Arabi, Turqi, Gjermani dhe Maqedoni.
Moderatorja është ndier vërtetë shumë e lumtur për këtë sukses ndërsa ka falënderuar të gjithë fansat e saj pa të cilët nuk do të isha këtu ku jam sot thotë ajo.
Sezoni i ri i spektaklit “Shiko kush luan”, erdhi me shumë surpriza, një prej të cilave ishte edhe kapiteni i ri i skuadrës aktori Rezart Veleshnja.
“Shiko kush luan”, është një spektakël mjaft interesant, ku në qendër të tij janë lojra argëtuese mes dy skuadrave dhe në fund shpallet një fitues.
Link: https://www.instagram.com/luanavjollca/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B281NiBHCQR/