Pas sherrit me Olti Currin, Fjoralba habit me deklaratën për të, kjo nuk pritej – ArkivaNews
Home ShowBiz Pas sherrit me Olti Currin, Fjoralba habit me deklaratën për të, kjo nuk pritej
Pas sherrit me Olti Currin, Fjoralba habit me deklaratën për të, kjo nuk pritej
0

Pas sherrit me Olti Currin, Fjoralba habit me deklaratën për të, kjo nuk pritej

0
0

Pak kohë më parë Olti Curri dhe moderatorja Fjoralba Ponari u përfshinë në një sherr virtual pas një shprehjeje të kësaj të fundit në emisionin “E diell”.

Fjoralba në atë kohë tha: “Fatmirësisht sot të lindësh e bukur nuk është fat, por edhe çështje profesionale”

Kaq i është dashur Oltit që të thumbojë moderatoren, e cila nuk i ka pritur mirë komentet e tij dhe për pak kohë vijuan një sherr vitual që bëri bujë në media.

Por me nisjen e sezonit të ri të “E diell”, Olti u rikthye sërish në “Top Channel” dhe është koleg me moderatoren pasi punojnë për të njëjtin program.

Kjo e fundit gjatë një seance pyetje përgjigje me fansat në instagram ka shuar edhe kuriozitetin e fansave për marrëdhënien e saj me blogerin.

Ajo shkruan: “Nuk do të bëhemi papritur shokë të ngushtë jo. Ama do ta respektoj për pozicionin që ka tek e Diell”, duke dëshmuar se me Oltin ka një raport thjesht professional për hir të faktit që punojnë së bashku.

fjoralba ponari

Link: https://www.instagram.com/fjoralba.ponari/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2Bs67lgILy/https://www.instagram.com/p/B2y0psgFr3C/