Home ShowBiz Twerk në palestër, këngëtarja shqiptare lë ushtrimet dhe jep shfaqje provokuese
Twerk në palestër, këngëtarja shqiptare lë ushtrimet dhe jep shfaqje provokuese
0

Twerk në palestër, këngëtarja shqiptare lë ushtrimet dhe jep shfaqje provokuese

0
0

Linda Halimi është një këngëtare mjaft e njohur për zërin e saj karakteristik, por gjithashtu edhe një person me vullnet të hekurt.

Vetëm falë palestrës dhe dietave të rrepta këngëtarja ka pësuar një ndryshim drastik në pamje, duke u dobësuar në mënyrë të habitshme.

Ajo vazhdon të ushtrohet rregullisht në palestër, ndërsa disa foto e video të ndryshme i poston herë pas herë edhe në instagram.

Këtë herë ajo ka postuar një video ndërsa ushtrohet në palestër, por duke u frymëzuar nga kënga në sfond, ndërpret ushtrimet për të bërë twerk.

Mbi këtë video këngëtarja shkruan: “Beyoncé më shtyu ta bëja këtë”, ndërsa në fund të kërcimit shpërthen në të qeshura.

Këngëtarja jeton dhe punon prej disa vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa aktualisht ka menduar të rishfaqet me projekte të reja edhe në Shqipëri.

https://www.instagram.com/p/B3Ver5Lhh09/

Link: https://www.instagram.com/p/B3Ver5Lhh09/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BOkKh7wj5v3/