Home Lifestyle Mos e shmangni mëngjesin, ja çfarë ndodh nëse dilni me stomakun bosh
Mos e shmangni mëngjesin, ja çfarë ndodh nëse dilni me stomakun bosh
0

Mos e shmangni mëngjesin, ja çfarë ndodh nëse dilni me stomakun bosh

0
0

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe duhet të jetë i bollshëm.

Shumica e shmangin këtë vakt pa e ditur sa dëme i shkaktojnë organizmit.

Ekspertët thonë se askush nuk duhet të dalë nga shtëpia pa konsumuar mëngjesin dhe kjo jo pa arsye.

Nese nuk e konsumoni mëngjesin shanset për t’u shëndoshur janë shumë më të mëdha.

Kjo ndodh pasi do të ndiheni të uritur gjatë gjithë ditës, çka do t’ju bëjë të konsumoni më shumë ushqim se zakonisht.

Gjithashtu nëse konsumoni një mëngjes të bollshëm do të jeni shumë më energjikë për të përballuar ditën, pasi trupi krijon energji në bazë të ushqimit që ju konsumoni.

Një mëngjes i mirë përmirëson përqëndrimin dhe produktivitetin në punë.

Kush konsumon një mëngjes të bollshëm besoj e ka kuptuar se sa të ndihmon për të patur një ditë më të mirë në punë.

Këto arsye duhet të jenë të mjaftueshme për të mos u nisur asnjëherë nga shtëpia pa mëngjes, nëse doni që dita juaj të jetë më e mirë.

Link: https://bestmedicinenews.org/recipes/stop-skipping-breakfast-4-inspiring-reasons-to-rise-and-dine/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/fried-egg-beside-bread-platter-2662875/