Gjithmonë e kuruar dhe elegante, Marina ka tërhequr përherë vëmendjen e publikut në çdo rast.
Madje edhe fëmijë moderatorja dukej mjaft e ëmbël dhe e veçantë dhe këtë sapo na e vërtetoi.
Ajo është bërë nostalgjike për fëmijërinë dhe ka postuar një foto kur ishte e vogël së bashku me mbesën e saj Klevisën.
Pavarësisht ndryshimeve me kalimin e viteve ajo çka vëmë re në portretin e saj është e njëjta buzëqeshje e ëmbël si sot.
Marina ka ruajtur po të njëjtën ëmbëlsi edhe në fytyrë, prej së cilës identifikohet edhe sot.
Moderatorja sapo është rikthyer në ekran pas dy vitesh mungesë duke moderuar “Klanifornia Show”, një spektakël humori në “Tv Klan”.
Link: https://www.instagram.com/marina_vjollca/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2oy8THFN32/