Home Aktualitet Gjendet bombë në afërsi të aeroportit, pasagjerët bllokohen në bordin e avionëve
Gjendet bombë në afërsi të aeroportit, pasagjerët bllokohen në bordin e avionëve
0

Gjendet bombë në afërsi të aeroportit, pasagjerët bllokohen në bordin e avionëve

0
0

Bllokohet aeroporti i Hamburgut në Gjermani, pas zbulimin të një bombe të pashpërthyer që nga Lufta e Dytë Botërore shumë afër me aeroportin.

Zyrtarët vendosën që të anulojnë të gjitha fluturimet nga ky aeroport deri në një njoftim të dytë.

Ndërsa të gjithë ata avionë që duhet të zbrisnin në pistën e aeroportit të Hamburgut janë detyruar të ndryshojnë destinacion.

Disa pasagjerë që kishin hipur në bord përpara njoftimit për bombë, kanë mbetur të bllokuar dhe nuk janë lejuar të zbresin.

Aeroporti i Hamburgut është bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme dhe ende nuk ka një njoftim zyrtar se kur do të rifillojnë fluturimet.

Në qershor të këtij viti historiani gjerman Jens Wehner tha se në territorin gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore janë lëshuar gati 1.4 milion bomba, 10% e të cilave janë ende edhe sot të pashpërthyera.

Link: https://www.mirror.co.uk/news/world-news/breaking-hamburg-airport-closed-passengers-20637280

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/white-ford-e150-near-fiat-doblo-under-a-cloudy-sky-163771/