Home Aktualitet Aktorja e njohur hap instagram dhe bën namin, shifër rekord ndjekësish në 24 orë
Aktorja e njohur hap instagram dhe bën namin, shifër rekord ndjekësish në 24 orë
0

Aktorja e njohur hap instagram dhe bën namin, shifër rekord ndjekësish në 24 orë

0
0

Aktorja e njohur Jennifer Aniston ka vendosur të hapë një llogari në instagram dhe është pak të thuhet se ka thyer çdo rekord të mundshëm

Ende pa kaluar 24 orë nga hapja e llogarisë, Jennifer numëron plot 7,3 milion ndjekës, një shifër që do ta kishte zili çdokush, duke pasur parasysh sa kohë duhet të arrish një numër të tillë ndjekësish.

Jenni ka hedhur që nga dje e deri sot vetëm një foto me aktorët e “Friends”, serialit të famshëm ku u bë e njohur.

Ndërsa në storyn e saj ajo ka publikuar disa foto të ndryshme me miq të saj si dhe disa ripublikime ku është bërë tag.

Ajo ka publikuar edhe një urim nga faqja zyrtare e “apple tv”, e cila shkruan: “Urime që e thyejte instagramin sot”.

Në fakt një numër i tillë ndjekësish në kaq pak kohë është një shifër rekord që deri tani nuk e ka arritur asnjë personazh i njohur.

jennifer

Jennifer aniston

Link: https://www.instagram.com/jenniferaniston/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/access-blur-close-up-colorful-238480/