Home Aktualitet Modelja e Playboy kandidon për presidente, premton legalizimin e prostitucionit dhe kanabisit
Modelja e Playboy kandidon për presidente, premton legalizimin e prostitucionit dhe kanabisit
0

Modelja e Playboy kandidon për presidente, premton legalizimin e prostitucionit dhe kanabisit

0
0

Ish modelja e Playboy Ava Karabatic ka hedhur kandidaturën për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Kroaci.

Ava e ka njoftuar një vendim të tillë në instagramin e saj, ndërsa shton se është zgjedhja perfekte për vendin.

“Nuk mund ti duroj dot gjërat e këqija që po ndodhin në vendin tim”, tha modelja, ndërsa shton se do të mbështesë legalizimin e prostitucionit me synim mbrojtjen e femrave si dhe legalizimin e kanabisit.

Karabatic do të kandidojë kundër presidetes aktuale të Kroacisë Kolinda Grabar Kitaroviç e cila po garon për të siguruar një mandat të dytë në krye të vendit.

“E di që kandidimi im do të ngjallë shumë debate pasi kam punuar si modele playboy, por ju nuk duhet të injoroni anën time intelektuale. Unë jam një pedagoge e gjuhës italiane dhe letërsisë romane”, ka sqaruar modelja në momentin që vendosi të kandidonte për postin.

ava

Link: https://www.thesun.co.uk/news/10148086/playboy-model-ava-karabatic-croatias-president-prostitution-cannabis/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3Zf1rzpJHs/