Prej dy vitesh Tuna dhe bashkëshorti i saj Patris Berisha janë bërë prindër të një djali.
Vogëlushi Tian tashmë dy vjeç është bërë një bukurosh i vërtetë, të cilin mami Tuna e ekspozon vazhdimisht në foto e video të ndryshme në instagram.
Ajo ka postuar së fundmi disa foto shumë të veçanta me të birin, në njërën prej tyre vogëlushi ndodhet në krahët e Tunës, ndërsa në një tjetër vogëlushi shfaqet duke luajtur me qenin.
Krahas kësaj fotoje të veçantë Tuna jep disa këshilla se si është mënyra më e mirë për të rritur një fëmijë.
Në foton e Tianit që luan me qenin ajo shkruan: “Mësojuni atyre të jënë të sjellshëm me kafshët, do të rriten duke qënë të sjellshëm me njerëzit”
Tuna dhe Patris u martuan rreth tre vite më parë.
Pavarësisht thashethemeve për një ndarje mes tyre, ata të dy vazhdojnë të jenë të lumtur së bashku, duke na dëshmuar se në zërat për ndarje nuk ka asnjë gjë të vërtetë.
Link: https://www.instagram.com/tunasejdi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bxc-lCThP3I/