Home Lifestyle “Techno stress”, sëmundja e re nga rrjetet sociale më e rrezikshme nga sa mendonim
“Techno stress”, sëmundja e re nga rrjetet sociale më e rrezikshme nga sa mendonim
0

“Techno stress”, sëmundja e re nga rrjetet sociale më e rrezikshme nga sa mendonim

0
0

Përdoruesit e rrjeteve sociale që i konsiderojnë ato stresuese kanë më shumë mundësi për të krijuar një varësi të rrezikshme prej tyre.

Një grup studiuesish nga “Lancaster University” kanë marrë në studim 444 përdorues të Facebook të cilët sa më shpesh hynin në këtë rrjet social, aq më shumë kohë humbisnin duke qëndruar në të.

Këta përdorues e përdornin Facebook jo vetëm për të komunikuar me miqtë, por për çdo gjë tjetër që ofron ky rrjet, që nga lojërat, e deri tek lajmet që ofrohen përmes tij.

Kjo shumëllojshmëri elementesh që ofron Facebook rrit mundësinë për të krijuar varësi dhe një sëmundje të re që studiuesit e kanë quajtur “Techno Stress”.

Problemet që sjell teknologjia në këtë rast përbëjnë një rrezik potencial duke ndikuar në jetën personale të përdoruesve.

Studiuesit rendisin disa efekte negative nga përdorimi i rrjeteve sociale, siç është mungesa e përqëndrimit, paaftësia për të qenë produktivë, rritja e stresit në nivele alarmate.

Më i rrezikshëm rezulton Facebook për shkak të gamës së gjerë të shërbimeve që ofron, të cilat të bëjnë të harxhosh më shumë kohë dhe të krijosh varësi prej tij.

Link: https://www.independent.co.uk/life-style/health-and-families/health-news/social-media-addiction-techno-stress-study-research-a9082226.html

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/apps-blur-button-close-up-267350/