Home ShowBiz Bora bën tatuazhin me dedikimin më të rallë, mesazhi i saj do t’ju emocionojë
Bora bën tatuazhin me dedikimin më të rallë, mesazhi i saj do t’ju emocionojë
0

Bora bën tatuazhin me dedikimin më të rallë, mesazhi i saj do t’ju emocionojë

0
0

Moderatorja Bora Zemani ka shtuar një tatuazh të ri në trupin e saj dhe ideja e saj është vërtetë unike.

Tatuazhi në shpatullën e saj është grada e kolonelit, një surprizë për të atin, gradë të cilën ai e mbajti sipas Borës për 30 vite me radhë si oficer aktiv i “Forcave të Armatosura Shqiptare”.

Bora ka postuar në instagramin e saj një foto me të atin i cili po shikon i emocionuar tatuazhin, ndërsa shkruan: “ Surpriza ime për babin! Grada e Kolonelit! Tani do të jetë në supin tim përjetë. Një tatuazh i vogël me kuptim të madh për mua. Të dua ba! Jam me fat që të kam e ndihem krenare që jam bija jote! Shpirt i bukur!”

Bora shton gjithashtu se i ati nuk e priti dhe aq mirë surprizën në fillim, madje u tremb, por më pas e kuptoi që ishte thjesht një tatuazh në ngjyrë të kuqe dhe e shijoi surprizën.

https://www.instagram.com/p/B33-nmWDF5q/

Link: https://www.instagram.com/p/B33-nmWDF5q/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1wUbdWDETE/