Këngëtarja e njohur Ingrid Gjoni pritet të sjellë shumë shpejt për publikun një tjetër hit.
Ajo ka shpërndarë në instagramin e saj një video ndërsa shfaqet me çizme llastiku në përpjekje për të shkuar pranë një dysheku që qëndron mbi det.
Në sfond dëgjohet dikush që e pyet a i rrinë mirë çizmet, ndërsa Ingridi e pyet duke qeshur nëse po tallet.
Krahas videos këngëtarja ka shkruar “ Vjen së shpejti”, duke ju referuar projektit të ri muzikor për të cilin ka punuar së fundmi.
Ndërkaq në një tjetër foto të shpërndarë në instagram këngëtarja ka zbuluar emrin e këngës dhe datën kur do të publikohet.
Në këtë foto ajo shfaqet mjaft sensuale e shtrirë në një dyshek në mes të detit, mbuluar vetëm me çarçafë, ndërsa shkruan “Lumja unë, vjen së shpejti”
Kënga e re do të titullohet “Lumja unë” dhe do të publikohet në YouTube këtë të enjte në orën 17:00.
https://www.instagram.com/p/B335BRRDMCa/Link: https://www.instagram.com/p/B335BRRDMCa/
https://www.instagram.com/p/B34CgWfHhDz/Link: https://www.instagram.com/p/B34CgWfHhDz/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2jJQN3nzds/