Home Aktualitet Kjo është familja më e madhe, gruaja pret fëmijën e 22-të
Kjo është familja më e madhe, gruaja pret fëmijën e 22-të
0

Kjo është familja më e madhe, gruaja pret fëmijën e 22-të

0
0

Familja Radford nga Britania konsiderohet si një prej familjeve më të mëdha në botë.

Aktualisht Sue dhe Noel Radford janë prindër të 21 fëmijëve, ndërsa po presin një tjetër fëmijë duke e zgjeruar familjen me një anëtar të ri.

Sue ngeli shtatëzanë për herë të parë kur ishte vetëm 14 vjeç dhe tashmë fëmija i parë i saj është 30 vjeç.

Në këto 30 vite së bashku familja është shtuar thuajse çdo vit me një fëmijë dhe aktualisht kanë 11 djem dhe 10 vajza.

Fëmija i fundit lindi në nëntor të 2018, ndërsa aktualisht Sue është në muajin e tretë të shtatëzanisë.

“Mendoj se është një djalë”, thotë ajo edhe pse ende nuk e ka zbuluar gjininë e fëmijës.

Ata të dy e kanë pasur ëndërr një familje të madhe të cilën mesa duket e kanë realizuar dhe nuk kanë në plan të ndalen deri sa të kenë mundësi për të bërë fëmijë.

Link: https://www.itv.com/news/2019-10-21/bakers-in-britains-biggest-family-reveal-they-have-another-bun-in-the-oven/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/people-standing-in-front-of-wood-pile-1835927/