Home ShowBiz Plas sherri në “Dance with me”, Ermali përplaset me Valerin, e quan zogu i mbrëmjes që ka nevojë për vëmendje
Plas sherri në “Dance with me”, Ermali përplaset me Valerin, e quan zogu i mbrëmjes që ka nevojë për vëmendje
0

Plas sherri në “Dance with me”, Ermali përplaset me Valerin, e quan zogu i mbrëmjes që ka nevojë për vëmendje

0
0

Mbrëmja e djeshme në “Dance with me” ka shënuar sherret e para mes konkurentëve.

Gjithçka ka nisur pas komenteve të Valerit mbi mënyrën e të kërcyerit të Ermalit dhe Evës, të cilët sipas tij duhet të shkunden, ta marrin me të qeshur dhe të kërcejnë pasi deri tani nuk kanë kërcyer asnjëherë.

Kaq ka dashur që Ermali ti kthejë një përgjigje të ashpër Valerit, duke e konsideruar ndërhyrjen e tij si nevojë për të qenë online dhe për të krijuar show, ndërsa vetë thotë se ka ardhur për qejf dhe për ta shijuar një spektakël të tillë.

Debati ka vijuar edhe pas performancës së Valerit me Stelën, ku Ermali e ka quajtur Valerin zogun e mbrëmjes, ndërsa Valeri është përgjigjur që është më mirë të jesh zogu i mbrëmjes sesa i vetëm në Xhungël.

Alketa ka ndërhyrë disa herë për të shuar debatin, por mesa duket djemtë kanë vendosur ta çojnë deri në fund, duke mos lëshuar pe.

Në spektaklin “Dance with me”, konkurojnë 5 çifte të njohur të ekranit të cilët çdo të hënë kërcejnë në disiplina të ndryshme, ndërsa në fund të mbrëmjes shpallet një fitues.

https://www.instagram.com/p/B348HJYngFe/

Link: https://www.instagram.com/p/B348HJYngFe/

https://www.instagram.com/p/B34645JnHXT/

Link: https://www.instagram.com/p/B34645JnHXT/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B35I_HpnA6T/