Stresi dhe Kejsi u vunë sërish në qendër të vëmendjes që pas deklaratave të reperit në emisionin “Ftesë në pesë”, në “Top Channel”.
Ai foli për herë të parë për të vërtetën e marrëdhënies me Kejsin, ndërsa kjo e fundit publikoi dy ditë më parë një video të shkurtër ku në sfond dëgjohej refreni i një kënge që thotë “Kemi pas shumë kujtime”.
Kaq është dashur që vëmendja të rikthehet sërish tek marrëdhënia mes tyre, por kësaj deklarate duket sikur I është përgjigjur sot Stresi.
Ai ka shpërndarë në instastory një foto të tij ndërsa shkruan: “A po të kujtohena?? Çkemi si je?
Nuk e dimë çfarë ka dashur të thotë reperi me këtë mesazh, por duke u nisur nga ajo çfarë postoi Kejsi dy ditë më parë, duket si një mesazh drejtuar asaj.
Link: https://www.instagram.com/stresi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B38IiL1ps9L/, https://www.instagram.com/p/B32R5GVgN7-/