Home ShowBiz Eni Shehu rikthehet sërish në ekran si prezantues, ja projekti i ri i aktorit
Eni Shehu rikthehet sërish në ekran si prezantues, ja projekti i ri i aktorit
0

Eni Shehu rikthehet sërish në ekran si prezantues, ja projekti i ri i aktorit

0
0

Pas gati një viti mungesë në ekran si prezantues, Eni Shehu do të rikthehet sërish këtë herë me një projekt të ri.

Ai do të merret me Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, projekt ky që këtë vit  i është besuar Alketa Vejsiut dhe Vera Grabockës.

Dyshja e famshme do të sjellë një sërë ndryshimesh në ide dhe koncept, duke bërë që ky festival të vijë me risi këtë vit.

Një prej tyre është edhe organizimi i Post Festival i cili do të rikthejë në ekran Eni Shehun.

Shehu do të jetë në prapaskenë me këngëtarët pjesmarës në festival ku do të mësohen prapaskenat e konkurrimit.

Gjithashtu do të ketë diskutime të ndryshme mes gazetarëve  të cilët në fund do të japin edhe çmimin e medias.

Eni Shehu

Link: https://www.instagram.com/alketavejsiu/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BylVLLKAq2A/