Home ShowBiz Publikohet kënga e re e Dj Gimi-O, klipi i veçantë do t’ju bëjë të qeshni me lotë
Publikohet kënga e re e Dj Gimi-O, klipi i veçantë do t’ju bëjë të qeshni me lotë
0

Publikohet kënga e re e Dj Gimi-O, klipi i veçantë do t’ju bëjë të qeshni me lotë

0
0

Dj Gimi-O ka publikuar vetëm disa ditë më parë këngën e tij të re, një bashkëpunim me këngëtaren Qëndresa.

Kënga “Nuse”, ripunim i një këngë të vjetër me të njëjtin titull vjen këtë herë me një koncept të ri dhe mbi të gjitha me një videoklip mjaft interesant.

Dj Gimi-O i njohur për klipe të veçanta dhe mjaft humoristike këtë herë sjell një klip që do t’ju bëjë të qeshni me lotë.

Në fillim të klipit njoftohet dasma e tij, në rrjetet sociale ndërsa një grup vajzash e diskutojnë këtë ngjarje.

Nusja vjen tradicionale e mbuluar me flamur dhe në momentin që hiqet velloja rezulton që kemi të bëjmë me një burrë.

Që prej momentit të publikimit katër ditë më parë, kjo këngë është pëlqyer nga fansat e Dj Gimi-O, çka duket qartë edhe në numrin në rritje të klikimeve.

https://www.youtube.com/watch?v=JMZNPK8vVrw&feature=youtu.be

Link: https://www.youtube.com/watch?v=JMZNPK8vVrw&feature=youtu.be

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B39dbQboeuo/