Home ShowBiz Kujton Adelën në dy vjetorin e vdekjes, miku i saj do t’ju bëjë të derdhni lotë
Kujton Adelën në dy vjetorin e vdekjes, miku i saj do t’ju bëjë të derdhni lotë
0

Kujton Adelën në dy vjetorin e vdekjes, miku i saj do t’ju bëjë të derdhni lotë

0
0

Kanë kaluar plot dy vjet që nga momenti kur Adela Xhamani u nda nga jeta në mënyrë krejt të papritur dhe në moshë fare të re.

Vdekja e saj hidhëroi miqtë dhe familjarët të cilët edhe sot e kujtojnë me mall vajzën nga Kavaja për idetë e saj të guximshme dhe për dashurinë që kishte për jetën.

Një prej tyre është edhe miku i saj i ngushtë Eraldo Rexha i cili ka shpërndarë në instagramin e tij një video të vjetër ku shfaqet me Adelën duke kënduar në zyrë.

Në këtë video Eraldo shkruan mesazhin më prekës qe mund të keni lexuar ndonjëherë.

Ndër të tjera ai thotë se e ka të vështirë ta harrojë dhe se vitet jo gjithmonë e zbehin dhimbjen. “Koha nuk shëroka çdo plagë, ikja jote dhemb njësoj” thotë Eraldo në mesazhin e gjatë.

Adela u bë e njohur për pjesmarrjen e saj në Big Brother Albania, ndërsa më pas u shfaq në ekrane të ndryshme televizive si moderatore apo gazetare.

Ajo u nda nga jeta në mënyrë të papritur dy vite më parë në moshën 31 vjeçare.

https://www.instagram.com/p/B4MZo1HhuZ6/

Link: https://www.instagram.com/p/B4MZo1HhuZ6/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bpgp3ElFKea/