Home ShowBiz Anjeza shumë shpejt me një baladë dashurie, ja kënga që do t’ju bëjë për vete
Anjeza shumë shpejt me një baladë dashurie, ja kënga që do t’ju bëjë për vete
0

Anjeza shumë shpejt me një baladë dashurie, ja kënga që do t’ju bëjë për vete

0
0

Këngëtarja Anjeza Branka është duke punuar së fundmi për një projekt të ri muzikor.

Ajo ka publikuar në instagramin e saj një foto shumë të veçantë që është shkëputur nga klipi i këngës së re që këngëtarja do të publikojë shumë shpejt.

Kjo këngë është  një baladë dashurie dhe titullohet “Merre”, ashtu siç njofton vetë këngëtarja.

Në foton e shpërndarë në instagram Anjeza na njofton gjithashtu se klipi i këngës është realizuar në Portofino dhe Santa Margherita në Itali.

Anjeza ka publikuar së fundmi disa këngë shumë të suksesshme.

Kënga Sushi një bashkëpunim me Biggie X, publikuar gati një muaj më parë  është mirëpritur nga fansat e saj.

Kënga “Merre”, pritet të ketë akoma më shumë sukses për faktin se këngëtarja pas kaq kohësh vjen me një baladë.

https://www.instagram.com/p/B4Pe-VwJ-WY/

Link: https://www.instagram.com/p/B4Pe-VwJ-WY/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BnrnlrPHPjx/