Home ShowBiz Shpallet mbretëresha e Halloween, modelja shokon fansat me kostumin e pazakontë
Shpallet mbretëresha e Halloween, modelja shokon fansat me kostumin e pazakontë
0

Shpallet mbretëresha e Halloween, modelja shokon fansat me kostumin e pazakontë

0
0

Modelja gjermane Heidi Klum e ka merituar me të drejtë titullin mbretëreshë e Halloween dhe për këtë mjafton të shikoni kostumin e jashtëzakonshëm që mbajti veshur këtë të enjte.

Ajo arriti të shokojë totalisht fansat duke u maskuar si një alien që kërkon të sulmojë botën.

Për të përgatitur kostumin e saj me të gjitha detajet që ajo ka kërkuar janë dashur të paktën 12 orë punë.

Megjithatë duke parë përfundimin mund të themi se ja ka vlejtur.

Modelja është vërtetë e frikshme me zorrët përjashta, e gjakosur, me qepje gjithandej, aparatura metalike lidhur në pjesët intime, me pak fjalë një horror i vërtetë.

Heidi ka postuar disa foto e video nga momentet kur përgatitej kostumi duke i lënë fansat në pritje deri sa postoi versionin final që rezulton nje tmerr i vërtetë.

Në foton përfundimtare të kostumit të saj Heidi ka falënderuar të gjithë artistët që punuan për ta realizuar dhe fansat që u bënë kuriozë dhe pritën në shi deri në përfundim të tij.

 

https://www.instagram.com/p/B4U7eWNJ0Pj/

Link: https://www.instagram.com/p/B4U7eWNJ0Pj/

https://www.instagram.com/p/B4Tlrkepm5l/

Link: https://www.instagram.com/p/B4Tlrkepm5l/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/red-and-white-led-light-1789541/