Rudina Magjistari është bërë nënë e një vajze katër vite më parë.
Moderatorja ka treguar se për vogëlushen Mia ka organizuar një javë të gjithë me festime për ditëlindjen.
Mesa duket ditëlindja e Mias është shndërruar në një festë të vërtetë e cila zgjati plot një javë dhe përfundoi pikërisht sot.
Moderatorja ka postuar në instagramin e saj një foto shumë të veçantë që me siguri është një dhuratë për vogëlushen.
Ajo mban në dorë një ëmbëlsirë të bardhë që ka të shkruar sipër emrin Mia dekoruar anash me lule dele.
Krahas fotos së shpërndarë në instagram Rudina shkruan: “Mia ime këtë javë bëri 4 vjeç dhe sot e përmbyllëm me festën e fundit javën e festimeve”
Rudina ka vendosur të mos zbulojë më tepër lidhur me festimet, gjithashtu ajo është treguar gjithmonë e rezervuar edhe për portretin e të bijës, të cilin e ka zbuluar shumë pak dhe gjithmonë në distancë.
https://www.instagram.com/p/B4XpUicjpDg/Link: https://www.instagram.com/p/B4XpUicjpDg/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3CkvLNjDti/