Robert Berisha ka vendosur të flasë për herë të parë dy muaj pas njoftimit të famshëm që shkaktoi një zhurmë të madhe në rrjet.
Gjatë një interviste në emisionin “Mirazh”, ai tha se veç vdekja e ndan prej Norës, nënës së fëmijës së vet.
Ai tha gjithashtu se vijon të jetë ende i martuar me dokumenta me këngëtaren dhe se tashmë janë në një periudhë pauze.
Madje pyetjes së gazetarit nëse ka një shpresë për t’u rikthyer me këngëtaren ai la të kuptohej se mund të ndodhë çdo gjë.
Roberti njoftoi dy muaj më parë ndarjen nga këngëtarja me një status të gjatë në instagramin e tij, por tashmë dy muaj më pas ka vendosur ti habisë të gjithë me deklaratat e tij.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=4NHgsxOe3fM&feature=player_embedded
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BYIhC5UlfeK/