Home ShowBiz Vjollca Haxhiu shkëlqen me pamjen e re, këngëtarja në super formë
Vjollca Haxhiu shkëlqen me pamjen e re, këngëtarja në super formë
0

Vjollca Haxhiu shkëlqen me pamjen e re, këngëtarja në super formë

0
0

Këngëtarja e njohur Vjollca Haxhiu di se si të tërheqë gjithmonë vëmendjen jo vetëm me talentin e saj në muzikë, por edhe me paraqitjet e saj gjithnjë të këndshme.

Ajo ka publikuar së fundmi disa foto e një video të shkurtër në instagram ku shfaqet me flokët e gjatë biondë të mbledhur bisht, dhe një veshje që i nxjerr në pah format e saj perfekte.

Vjollca duket mjaft në formë dhe mbi të gjitha ky stil i ri trukimi dhe veshjeje e bëjnë të duket edhe më lozonjare.

Kjo ju ka rënë në sy edhe fansave të saj të cilët e kanë pëlqyer dhe komentuar pozitivisht foton që ajo ka shpërndarë në instagram.

Vjollca Haxhiu ka publikuar së fundmi disa bashkëpunime mjaft të suksesshme me emra të njohur të muzikës shqiptare.

Dy bashkëpunimet e fundit ai me Medën për këngën “O sheqer” dhe bashkëpunimi me Xenin për këngën “Harroje kaloje”, janë pëlqyer dhe mirëpritur nga fansat e saj, të cilët i kanë shndërruar këto këngë shumë shpejt në hite.

https://www.instagram.com/p/B4e8U-lpVrh/

Link: https://www.instagram.com/p/B4e8U-lpVrh/

Link: https://www.instagram.com/vjollcahaxhiuu/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvEt0FilGH6/