Home ShowBiz “Nuk dua të lëndoj askënd edhe pse ata më lënduan mua”, Morena flet hapur dhe na lë pa fjalë
“Nuk dua të lëndoj askënd edhe pse ata më lënduan mua”, Morena flet hapur dhe na lë pa fjalë
0

“Nuk dua të lëndoj askënd edhe pse ata më lënduan mua”, Morena flet hapur dhe na lë pa fjalë

0
0

Ajo vendosi para disa javësh se do të shkëputej për pak kohë nga rrjetet sociale për motive të saj personale.

Këngëtarja Morena Taraku nuk dha asnjë arsye përse vendosi kështu, por që prej asaj dite postimet e saj në instagram u zhdukën.

Morena u bë e gjallë me një status të shkurtër vetëm dy ditë më parë, ndërsa sot ka shkruar një tjetër mesazh që na habiti të gjithëve.

“Unë di shumë gjëra, por jo aq sa Zoti. Ai i din të gjitha dhe unë besoj në të…Nuk ma do zemra të lëndoj askënd e aq më pak ata që hëngrën bukë në të njëjtën sofër me mua edhe pse ata e bënë… Unë besoj se e vërteta flet vetë një ditë, pa e njollosur askënd nga goja ime.. dhe prapë po e përsëris Zoti i din të gjitha”, shkruan ajo në instastory.

Morena nuk ka dashur të na tregojë më tepër se kush e ka lënduar, por ky status i saj shpreh qartë faktin që nga dikush shumë i afërt është zhgënjyer.

Këngëtarja vendosi të largohej nga rrjetet sociale menjëherë sapo publikoi këngën e saj të fundit “Missed Call”, e cila pati një sukses të menjëhershëm direkt pas publikimit.

Morena

Link: https://www.instagram.com/morenataraku/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3b60pklElQ/