Home ShowBiz Rikthehet spektakli “Në kurthin e Piter Pan”, Alketa njofton çeljen e audicioneve dhe shumë surpriza
Rikthehet spektakli “Në kurthin e Piter Pan”, Alketa njofton çeljen e audicioneve dhe shumë surpriza
0

Rikthehet spektakli “Në kurthin e Piter Pan”, Alketa njofton çeljen e audicioneve dhe shumë surpriza

0
0

“Në kurthin e Piter Pan”, emisioni që mbajti mbërthyer para ekranit të rritur dhe fëmijë do të rikthehet sërish në “TV Klan”.

Moderatorja Alketa Vejsiu ka njoftuar përmes një videoje në instagram se për dy ditë do të nisin audicionet për fëmijët që duan të bëhen pjesë e këtij spektakli.

Regjistrimet do të nisin këtë fundjavë dhe mosha e preferuar e fëmijëve është 5 deri në 8 vjeç.

Fëmijët do të duhet ti drejtojnë Alketës gjatë audicionit 3 pyetje interesante përmes të cilave do të kenë mundësinë të përzgjidhen mes shumë konkurentëve.

“Në kurthin e Piter Pan 3”, mund të rikthejë sërish disa fëmijë që spikatën në sezonin e kaluar.

Megjithatë Alketa nuk ka preferuar të zbulojë më shumë, por thuhet se ky spektakël pritet të nisë menjëherë sapo të mbarojë “Dance with me”.

https://www.instagram.com/p/B4hXU9aHmw5/

Link: https://www.instagram.com/p/B4hXU9aHmw5/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2e8bq1HEI1/