Qëllon ndonjëherë që të rastisësh në të njëjtin vend dhe e veshur njësoj me dikë tjetër.
Nese askush nuk ju njeh kjo mund të kalojë edhe pa u vënë re, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë kur kemi të bëjnë me persona publik.
Dy këngëtaret e njohura Gili dhe Teuta Selimi kanë rastisur në të njëjtin koncert ku shfaqet me fustane identike.
I vetmi ndryshim është se fustani i Teutës ka një mëngë në njërën dorë, ndërsa i Gilit është pa mëngë, pjesa tjetër është identike.
Megjithatë këngëtaret duket sikur nuk e kanë aspak problem një gjë të tillë, përkundrazi ato janë argëtuar, kanë kënduar së bashku e madje edhe kanë publikuar foto në rrjetet sociale të veshura njësoj.
https://www.instagram.com/p/B4j3vjODYrA/Link: https://www.instagram.com/p/B4j3vjODYrA/
Link: https://www.instagram.com/gili.official/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BzgNcjmnVOq/, https://www.instagram.com/p/B06URPInZqZ/