Jonida Maliqi është një prej këngëtareve më të dashura për publikun.
Ajo është mjaft aktive në instagram ku e shohim të publikojë vazhdimisht foto e video të ndryshme në të cilat, ndonjëherë bën pjesë edhe të ëmën.
Ajo ka shpërndarë në instastory disa video ku ka filmuar mamanë e saj e cila mesa duket ka veshur bluzën e burrit dhe ka dalë për kafe me të.
Jonida e pyet të ëmën se përse ka veshur bluzën e babit dhe ajo më mënyrën e saj karakteristike të të reaguarit përgjigjet se ajo i doli përpara dhe se nuk kanë emër mami, babi.
Megjithatë kur e pyet a mund ti vishte i ati bluzat e saj, ajo thotë jo ndërsa sqaron se bluza që ajo veshi është e thjeshtë dhe me zinxhir.
Jonida në fakt nuk është ndalur me aq, ajo ka publikuar edhe disa video të tjera me të ëmën, të cilës i thotë se i ka marrë të gjithë vëmendjen, ndërsa më pas e fton të përshëndesë fansat.
Kjo nuk është hera e parë që Jonida publikon video të së ëmës, e cila për hir të së vërtetës ka reagime që nuk duhen humbur.
Link: https://www.instagram.com/jonidamaliqi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B36cjgznx1s/