Home ShowBiz Dua Lipa, “ja si u tradhëtova që në takimin e parë”, këngëtarja rrëfen ngjarjen e shëmtuar
Dua Lipa, “ja si u tradhëtova që në takimin e parë”, këngëtarja rrëfen ngjarjen e shëmtuar
0

Dua Lipa, “ja si u tradhëtova që në takimin e parë”, këngëtarja rrëfen ngjarjen e shëmtuar

0
0

Ajo është një prej këngëtareve më të dashura për publikun.

E famshme, e suksesshme dhe e talentuar, Dua Lipa ka punuar shumë për të arritur deri në këto nivele.

Tashmë është femra që do të dëshironte ta kishte çdo mashkull, por dikur sigurisht që ka pasur zhgënjime dhe takime aspak të këndshme.

Gjatë një interviste për emisionin e mëngjesit në Radio “Kiss”, Dua ka rrëfyer një prej takimeve më të çuditshme që ka pasur ndonjëherë.

“Dikur dola me dikë, në një moment më thotë të shkojmë në zonën e lokalit ku pihej duhan dhe aty fillon të puthet me një vajzë tjetër. Kjo mund të ndodhë thashë me vete, mora xhaketën dhe u largova menjëherë”, thotë Dua, ndërsa e kujton këtë moment duke qeshur.

Atëherë u ndjeva keq thotë ajo, por sot nuk mund ta mbaj dot të qeshurën kur e kujtoj.

Në fakt kjo ngjarje e këngëtares i ka bërë për të qeshur edhe moderatorët e emisionit të cilët kanë shpërthyer në lot gjatë kohës që Dua tregonte se çfarë ndodhi.

Këngëtarja sapo ka publikuar një tjetër hit të saj këngën “Don’t start now”, një këngë që u mirëprit nga publiku dhe pati sukses të menjëhershëm.

https://www.youtube.com/watch?v=hacOHGoLvZE

Link: https://www.youtube.com/watch?v=hacOHGoLvZE

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4KGyAbB1VW/