Home ShowBiz 150 kërcimtarë në skenë, Andi Mura sjell performancën më të rrallë që keni parë
150 kërcimtarë në skenë, Andi Mura sjell performancën më të rrallë që keni parë
0

150 kërcimtarë në skenë, Andi Mura sjell performancën më të rrallë që keni parë

0
0

Koreografi i njohur Andi Murra ka realizuar në spektaklin “E Diell” në “Top Channel” një performancë krejt të veçantë.

Askush më parë nuk ka ngjitur në skenë 150 kërcimtarë të cilët kanë krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme duke ndezur publikun në sallë, por edhe atë që i ndiqte përmes ekranit.

Kjo super performancë është çelur fillimisht nga balerini Graciano Tagani për të vijuar më pas me një grup fëmijësh deri sa në fund skena pushtohet nga 150 kërcimtarë të cilët sjellin argëtim dhe ritme shpërthyese.

Kërcimtarët të veshur të gjithë njesoj me pantallona të zeza dhe bluza të kuqe janë sinkronizuar në mënyrë perfekte me njëri tjetrin duke bërë që publiku në fund të përformancës të shpërthejë në duartrokitje.

Koreografi i njohur Andi Murra ka sjellë vazhdimisht performanca shumë të veçanta të cilat janë mirëpritur dhe pëlqyer gjithmonë nga publiku.

 

Link: https://www.instagram.com/p/B4upgt6FX8o/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BseDO-1n7-F/