Nëna e futbollistit të njohur Granit Xhaka ka sot ditëlindjen dhe ai i ka dedikuar fjalët me të veçanta që çdo nënë do të donte të dëgjonte nga fëmijët e saj.
Graniti ka postuar disa foto në instagramin e tij me nënën dhe vëllain kur ishin fëmijë dhe një tjetër të kohëve të fundit.
Ai e konsideron të ëmën një person me vlera të rralla dhe që ka qënë e vazhdon të jetë një shembull në jetën e tij.
Në mesazhin e urimit për ditëlindje Graniti shkruan:
“Në këtë botë, unë nuk kam njohur qoftë edhe një njeri të vetëm të të afrohet për së largu për të gjitha vlerat që ti ke si femër, si bashkëshorte, si nënë, si vajzë, si bashkëpuntore, por mbi të gjitha si NJERI. E di që këto fjalë duken të ekzagjeruara për ata që nuk të njohin, por unë i them me krenari dhe sigurinë më të plotë, sepse jam i bindur që kush të njeh jo vetëm që më jep të drejtë, por edhe do shtonte shumë të tjera nga vetja. Ke qenë dhe do mbetesh shembulli im në jetë, edhe pse nuk do arrije dot kurrë të jem as sa gjysma jote! Gezuar ditelindjen nena ime e dashur, personi me i shtrejt ne jeten time”
Të shumë kanë qenë ata që e kanë uruar Granitin për të ëmën duke shkruar mesazhe të shumta urimi me rastin e ditëlindjes së saj.
https://www.instagram.com/p/B410eDZHZeC/Link: https://www.instagram.com/p/B410eDZHZeC/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0_QKlhHQ7D/