“E kam gati duetin më të ëmbël me Xhensilën”… ja çfarë ka përgatitur Besi – ArkivaNews
Home ShowBiz “E kam gati duetin më të ëmbël me Xhensilën”… ja çfarë ka përgatitur Besi
“E kam gati duetin më të ëmbël me Xhensilën”… ja çfarë ka përgatitur Besi
0

“E kam gati duetin më të ëmbël me Xhensilën”… ja çfarë ka përgatitur Besi

0
0

Aktori Bes Kallaku ka qenë duke punuar kohët e fundit për realizimin e filmit Falco në të cilin marrin pjesë një kastë e njohur aktorësh si dhe këngëtarja Bleona Qerreti.

I ftuar në emisionin “Rudina” në “Tv klan”, Besi ka folur gjithashtu edhe për kërkesat e shpeshta të fansave për një duet me Xhensilën.

Ai sqaron se nuk është këngëtar në të vërtetë dhe se me Xhensilën e ka bërë tashmë një duet që është më i bukuri dhe më i ëmbli dhe që quhet Ajka.

Gjatë intervistës ai u ndal gjatë tek realizimi i filmit i cili pritet të dalë në kinema për pak ditë.

Besi sqaron se ka punuar me orë të gjata dhe për gati një muaj nuk e ka parë fare të bijën për shkak të xhirimeve që kanë zgjatur më shumë nga ç’pritej.

https://www.youtube.com/watch?v=oReFqllq2Nk

Link: https://www.youtube.com/watch?v=oReFqllq2Nk

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3HHyT_hjMX/