Moderatoren Xhemi Shehu prej vitesh e shohim me flokë biondë dhe na është mësuar aq shumë syri, saqë e kemi harruar se në fillimet e saj ishte një brune shumë simpatike.
Mesa duket këngëtarja është bërë nostalgjike për periudhën me flokë të errët dhe ka postuar një foto ku shfaqet me flokë të zinj.
Nuk e dimë nëse ka hequr dorë vërtetë nga flokët biondë, por shumica e ndjekësve në fakt e preferojnë më shume me këtë ngjyrë flokësh, pasi sipas tyre i thekson me tepër tiparet.
Xhemi në fillimet e saj në skenë ka qenë me flokë në ngjyrë të errët ndërsa vitet e fundit filloi ta ndryshonte ngjyrën e flokëvë duke u shndërruar në një bionde shumë tërheqëse.
Moderatorja gjithësesi duket si përherë në formë perfekte pavarësisht ngjyrës së flokëve.
https://www.instagram.com/p/B4-M0drA4Jo/Link: https://www.instagram.com/p/B4-M0drA4Jo/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3KWWWOAUbu/