Home ShowBiz Pranon se është i lidhur, por mban kontakte me ish të dashurat, habit moderatori
Pranon se është i lidhur, por mban kontakte me ish të dashurat, habit moderatori
0

Pranon se është i lidhur, por mban kontakte me ish të dashurat, habit moderatori

0
0

Moderatori i njohur Arbër Çepani ka pranuar se prej disa muajsh është në një lidhje dashurie.

Por përveç kësaj ai nuk ka preferuar të zbulojë asnjë gjë tjetër lidhur me identitetin e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën.

Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë emisionit “Glamour Zone”, ku ka folur gjatë mbi karrierën, bizneset dhe jetën e tij private.

Arbri ka sqaruar se dikur nuk ka qenë xheloz, por sot ka filluar të ndryshojë pak në këtë drejtim.

Në fund të intervistës i pyetur nga gazetarja ai tha se me ish të dashurat e tij ka ende raporte të mira miqësie.

Kur je vetëm thotë ai nuk ka problem, por edhe kur je i lidhur mjafton që në këto raporte të ruash etikën dhe gjithçka është në rregull.

Ai e konsideron normale mbajtjen e një marrëdhënieje miqësore me ish të dashurat, pasi ato kanë qënë dikur pjesë e jetës dhe ka kaluar momente të ndryshme me to.

https://www.youtube.com/watch?v=RzatIc2vHYQ

Link: https://www.youtube.com/watch?v=RzatIc2vHYQ

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3eeP8_nvZ0/