Këngëtarja e njohur Soni Malaj rikthehet sërish në Këngën Magjike me një tjetër baladë.
Ajo do ta prezantojë këngën e saj konkuruese këtë të dielë në rubrikën “Kënga Magjike në spektaklin “E diela shqiptare”.
Per realizimin e kësaj kënge Soni ka bashkëpunuar me një ekip profesionistësh si Shpëtim Saraçi i cili ka bërë orkestrimin e këngës ndërsa teksti i është besuar Ilir Beranit, bashkëshortit të këngëtares Gili.
Kënga titullohet “Shije tradhëtie” dhe flet për historinë e një djali që tradhëton dhe më pas kërkon falje.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja sjell balada dashurie në festivale këngësh.
Ajo madje mbahet mend si këngëtarja e baladave pasi këngë të saj si “Ndarja”, “Shpirt binjak” e shumë të tjera si këto kanë mbetur gjatë në memorien e publikut.
https://www.instagram.com/p/B5FbgVjpRcV/Link: https://www.instagram.com/p/B5FbgVjpRcV/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3eRNNopK3l/