Home ShowBiz Super baladë dashurie, Soni rikthehet fuqishëm tek “Kënga Magjike”
Super baladë dashurie, Soni rikthehet fuqishëm tek “Kënga Magjike”
0

Super baladë dashurie, Soni rikthehet fuqishëm tek “Kënga Magjike”

0
0

Këngëtarja e njohur Soni Malaj rikthehet sërish në Këngën Magjike me një tjetër baladë.

Ajo do ta prezantojë këngën e saj konkuruese këtë të dielë në rubrikën “Kënga Magjike në spektaklin “E diela shqiptare”.

Per realizimin e kësaj kënge Soni ka bashkëpunuar me një ekip profesionistësh si Shpëtim Saraçi i cili ka bërë orkestrimin e këngës ndërsa teksti i është besuar Ilir Beranit, bashkëshortit të këngëtares Gili.

Kënga titullohet “Shije tradhëtie” dhe flet për historinë e një djali që tradhëton dhe më pas kërkon falje.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja sjell balada dashurie në festivale këngësh.

Ajo madje mbahet mend si këngëtarja e baladave pasi këngë të saj si “Ndarja”, “Shpirt binjak”  e shumë të tjera si këto kanë mbetur gjatë në memorien e publikut.

https://www.instagram.com/p/B5FbgVjpRcV/

Link: https://www.instagram.com/p/B5FbgVjpRcV/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3eRNNopK3l/