Rudina Dembacaj prej gati dy muajsh është vënë në qendër të vëmendjes, kjo për shkak të zërave për ndarje nga bashkëshorti, të cilat ajo vetë i konfirmoi dy ditë më parë.
Ata janë prindër të një vajze të cilën e shohim si me Aleksin ashtu edhe me Rudinën.
Kjo e fundit publikon më shumë foto e video me Vikin e cila është rritur dhe është bërë një zonjushë e vërtetë.
Në një video të postuar së fundmi në instagram Rudina shfaqet para pasqyrës me Vikin e cila merr disa poza shumë të këndshme në të cilat duket kaq e ëmbël.
E pasi mbaron pozat vogëlushja dëshiron ta shikojë a ka dalë bukur dhe afrohet tek telefoni i mamit për të parë veten.
Viktoria është fëmija i vetëm i çiftit të cilët lidhën kurorë tre vite më parë.
Moderatorja sqaroi disa ditë më parë se ka nisur procedurat e divorcit që në muajin mars, megjithatë duket se me Aleksin vazhdon të ketë një marrëdhënie shumë të mirë.
Link: https://www.instagram.com/rudinadembacaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2SOItHHXGi/